Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka shfuqizuar sot dy vendimet e mëparshme të gjykatës së shkallës më të ulët të datës 9 dhe 13 dhjetor për bllokimin e pasaportës dhe ID së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Avokati Maks Haxhia, ka bërë të ditur në përfundim të seancës së sotëm këtë vendim, i cili “përkthehet” si rikthim i pasaportës dhe ID, klientit të tij, Saimir Tahiri. DRONI.al












