Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një adoleshent 17-vjeçar, i akuzuar se ka dhunuar e prerë me mjete prerës një grua, të cilës i hyri në banesë dhe më pas e ka grabitur.
Njoftimi i Policisë
Më datë 24. 12. 2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P. C., vjeç 17, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, duke ushtruar dhunë fizike me grusht e mjet prerës ndaj shtetases L. S., vjeç 70, banuese në Tiranë, i ka vjedhur në banesë 1 celular dhe bizhuteri, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 139 i Kodit Penal.











