Nje shperthim tjeter ka ndodhur sonte ne mbremje ne Elbasan.
Rreth ores 19:58 në Sallen Operative te policise ka ardhur një telefonate se në lagjen “11 Nentori” në një rrugice midis pallateve është dëgjuar një shpërthim.
Me marrjen dijeni të njoftimit u shkua ne vendin ku u dha njoftimi ku u konstatua një gropë e vogel e cila mund të jetë shkaktuar nga lëndë piroteknike. Nuk ka deme në njerez apo dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.












