Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë dhe policia ka arritur ta zbardhë vetëm sot. Një djalë ka vrarë babanë e tij duke e goditur me çekiç e më pas trupin e tij e ka hedhur në liqenin e Farkës. Policia ka marrë informacion në lidhje me këtë krim të rëndë dhe ka ndaluar djalin, i cili po merret në pyetje në komisariat. Ndërkohë trupi i pajetë është nxjerrë nga liqeni mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 nga polumbarët e RENEA-s.











