Policia italiane ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar në qytetin e Montevarcit, pasi kishte vjedhur një shtëpi. Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur pasi kishte vjedhur bizhuteri floriri dhe sende të tjera me vlerë 6 mijë euro ishte larguar, por më pas u arrestua. Ai ishte banues i rregullt në Itali. Eurot dhe sendet e vjedhura iu kthyen pronarit të ligjshëm, ndërsa 21-vjeçari shqiptar u dërgua në burg në Arezzo.











