Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ende nuk e ka harruar votën e Shqipërisë kundër SHBA-ve në OKB. Në një postim në Facebook Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se ka përfituar para për t’i dalë kundër Amerikës. “Kryeministri i vockël i Shqipërisë i hedh vickla Amerikës. Gajasje e madhe vërtet! Ky kryeministër për pesë lekë voton edhe kundër vetes. Interesante është se tani ne e dimë, por edhe Amerika e di se kush ia dha lekët”, shkruan Vasili në Facebook.











