Një 16-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë mbrëmjen e 15 dhjetorit në Spitalin e Treviso në Itali. Ajo quhet Brikena Mehmeti dhe ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga lartësia, bëjnë të ditur mediat italiane. Teksa ajo ishte ngritur për të shkuar në banjo, e reja ka ngatërruar derën e banjës me një dritare duke rënë nga 4 metra lartësi. Pas një jave në koma shqiptarja nuk u ka rezistuar dot plagëve të rënda, duke ndërruar jetë. Trupi i pajetë i 16 vjeçares pritet të sillet në Prishtinë që është edhe qyteti i saj i lindjes.











