Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nëpërmjet zëdhënësit të tij Tedi Blushi ju ka shprehur ngushëllimet familjarëve të 23-vjeçarit shqiptar, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në një spital në Francë.
Zëdhënësi i Presidentit ju ka siguruar familjarëve të Florenc Beqirajt, se vetë Kreu i Shtetit shqiptar është interesuar dhe po kërkon të informohet dhe të sqarohet mbi rrethanat në të cilat huni jetën i riu shqiptar.
Zëdhënësi informon se Presidenti Meta bisedoi me Ambasadorin e Shqipërisë në Francë për të mundësuar sjelljen e trupit të tij të pajetë në Shqipëri në një kohë sa më të shpejtë.












