Paraditen e sotme dy peshkatarë në Zvërnec kanë rrezikuar të mbyten në det. Për rreth një orë e gjysëm ata nuk mundën ta drejtonin varkën e tyre drejt bregut për shkak të rrymës së fortë të ujit. Në panik e sipër ata i janë drejtuar me thirrje të forta Policisë Kufitare me anë të celularit. Fatmirësisht, peshkatarët janë shpëtuar në kohë.














