Bashkia e Tiranës ditën e enjte miratoi buxhetin për vitin 2018, ku parashikohet një fond për blerjen e pishave, që do të zëvendësojnë palmat e vendosura nga Edi Rama në autostradën Tiranë- Durrës. Vetëm dy ditë pas kalimit të buxhetit në këtë aks ka nisur gjatë orëve të natës operacioni për sharrimin e palmave.












