Elbasani është tronditur sot nga një atentat i dështuar për vrasjen e një anëtari të fisit Çapja dhe më pas nga shpërthimi i një automjeti luksoz. Ky automjet me targa të falsifikuara sipas policisë është përdorur nga atentatorët, që kishin për objektiv Ardian Çpaja, person ky me precedent kriminalë. Pas ngjarjes së paradites, në Elbasan kanë zbarkuar forcat RENEA me katër automjete të blinduara. Mësohet se qyteti është i mbushur me sirena dhe alarme duke përcjellë një ndjenjë ankthi dhe pasigurie tek banorët.



















