Një grua 51 vjeçare u arrestua nga policia në kushtet e flagrancës pasi tentoi të fuste aparate celularë në burgu. 51-vjeçarja Olimbi. H, banuese në Fier u kap teksa tentoi të fuste në burg aparate celularë për djalin e saj, të cilat i kishte fshehur. Pas kontrollit të ushtruar, aparatët u gjetën nga rojet e sigurisë, ndërsa 51 vjeçarja u arrestua në kushtet e flagrancës.











