Një çift të moshuarish humbën jetën pasi u asfiksuan nga rrjedhja e gazit në një banesë në lagjen “Pavarësia” të Vlorës. Trupat e tyre u nxorën nga banesa vetëm pak minuta më parë dhe u përcollën në Spitalin Rajonal të Vlorës për të kryer ekspertizën mjeko – ligjore. Dy personat e gjetur të pajetë janë Rrok dhe Prena Tata.













