Në fshatin Bitinckë të Korçës ka vdekur mbrëmjen e djeshme një grua 85-vjeçare, si pasojë e një zjarri që ra në shtëpinë e saj. E moshuara jetonte e vetme. Policia e Korçës njoftoi se në banesë kur mbërriti me urgjencë zjarrfikësja, si pasojë e flakëve kishte gjetur vdekjen 85-vjeçarja me iniciale Sh.B, ndërsa dyshohet se zjarri ishte aksidental.











