Ambasada amerikane i ka kujtuar qytetarve shqiptarë sesi ata duhet ta respektojnë afatin e vizës turistike dhe kushtet e përcaktura të saj. Po ashtu, në mesditë, në orën 14: 00 ka hedhur ftesën në rrjetet sociale për të komunikuar me qytetarët pasi është e hapur t’iu përgjigjet pyetjeve të tyre në FB.
“Sigurohuni që t’u përmbaheni kushteve të vizës tuaj turistike! Largohuni nga SHBA-të në kohë, mos punoni dhe mos studioni me vizë turistike. Me kënaqësi do të mirëpres pyetjet tuaja!”, shkruhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.











