Sot në mbledhjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të diskutohet një rezolutë anti-Amerikane në lidhje me vendimin që Presidenti Trump mori, duke njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Shqipëria deri më tani ka shprehur qëndrimin e saj kundër këtij vendimi të presidentit të SHBA. Në lidhje me këto zhvillime ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ai shkruan në faqen e tij në “Facebook”, se vota pro kësaj rezolute është votë kundër interesit të shqiptarëve.
Reagimi i Sali Berishës
Në OKB do votohet një rezolutë anti-amerikane!
Vota ne OKB për dënimin e vendimit të Presidentit Trump për Jeruzalemin, është votë kundër interesit kombëtar të shqiptarëve.












