• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Reformimi i drejtësisë i kushton Shqipërisë 57 milionë euro, ja sa fonde shkojnë për BKH dhe SPAK

droni by droni
21 December, 2017
in Kryesore, Politika
0
EMRAT, 2013-2016/ Ministrat, deputetët, kryebashkiakët dhe zyrtarët e lartë që morën pafajësi nga drejtësia
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zhbllokimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka shembur edhe pengën e fundit për zbatimin e Reformës në Drejtësi, duke i hapur rrugë ndërtimit të të gjitha organeve të reja të drejtësisë, përfshirë këtu edhe Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykata Speciale.  Në këtë kuadër, ditën e djeshme, ka hyrë në fuqi strategjia e re për drejtësinë, një plan dyvjeçar i bllokuar që nga viti 2016, po për shkak të zvarritjes së zbatimit të Reformës në Drejtësi. Shqiptarja.com sjell ekskluzivisht detaje dhe parashikime të strategjisë së re ndërsektoriale të drejtësisë, e miratuar nga qeveria ‘Rama 1’. Plani shtrihet në harkun kohor 2017-2020, por për shkak të hyrjes në fuqi me vonesë, pikërisht në fund të vitit 2017, strategjia do të zbatohet gjatë dy viteve të ardhshme.

57 milionë euro për organet e reja
Në kuadër të krijimit të të gjitha kushteve të nevojshme për funksionimin e efikas të sistemit gjyqësor shqiptar, qeveria shqiptare ka parashikuar 57 milionë euro për zbatimin Reformës në Drejtësi, kryesisht për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale. Për të mundësuar këtë shumë, qeveria do të krijojë një fond rezervë për katër vite kalendarike. Një pjesë e parave do të shkojnë për pagat e hetuesve pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe gjyqtarëve të Gjykatave Speciale. Gjithashtu, ky fond do të përdoret për blerje pajisje përgjimi dhe mjete të tjera për SPAK-un, ku përfshihen tre organet e mësipërme. Paratë do të përdoren edhe për zyra, trajnim të personelit dhe për rritjen e pagave për të gjithë njerëzit e drejtësisë që kalojnë Vetingun. Për këto organe ka një pritshmëri të madhe se do të hapin një kapitull të ri në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, nën shembullin e Kroacisë dhe Rumanisë.

Konfiskimi i pasurive të korrupsionit

Në strategji parashikohen edhe kursime nga lufta kundër korrupsionit, konkretisht nga konfiskimi i parave dhe pasurive të paluajtshme, produkt i aferave korruptive. “Kurime të mundshme mund të rezultojnë nga lufta kundër korrupsionit. Këto kursime, megjithatë, do të hyjnë në fuqi vetëm pas investimeve dhe si rrjedhojë mund të llogariten vetëm në një masë shumë të kufizuar për periudhën e zbatimit të strategjisë. Masat e të ardhurave janë planifikuar për financimin e një pjese të shpenzimeve për zbatimin e strategjisë. Është krijuar një fund rezervë për vitet 2017-2021. Fondi rezervë për 2017 është 3 731 343 euro, për 2018 është 7 462 687 euro, për vitin 2019 është 13 432 836 euro, për 2020 është 16 417 910 euro dhe për 2021 është 16 417 910 euro”, thuhet në dokument.

Angazhimi para SHBA-BE

Me anë të këtij dokumenti, qeveria shqiptare garanton ndërkombëtarët se është e angazhuar të mobilizojë të gjitha burimet e duhura njerëzore, teknike dhe financiare në shërbim të hapjes së një faqeje të re në shtetin ligjor në Shqipëri, në përputhje me standardet që priten nga vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE. Kjo garanci e qeverisë shqiptare detajohet në shtatë angazhime konkrete. Konkretisht, qeveria shqiptare garanton se do të marrë të gjitha nisma dhe masat legjislative në kompetencën e saj për të forcuar pavarësinë, paanësinë, efikasitetin dhe profesionalizimin e gjyqësorit. Gjithashtu qeveria shqiptare premton se do të ndërmarrë reforma radikale për të rivendosur integritetin e gjyqësorit, do të krijojë të gjitha kushtet e nevojshme për funksionimin e efikas të sistemit gjyqësor shqiptar, do ë sigurojë respektimin e standardeve më të larta ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut, do të krijojë një kuadër ligjor modern penal etj.

Tags: 57 milione euroBKH dhe SPAKreformimi i drejtwsisw
Previous Post

Bllokohet Qafë-Thana, opozita maqedonase del në protestë në orën 17.00 – 18.00

Next Post

Përfundon takimi mes Donald Lu dhe Arta Markut, zgjati vetëm 20 minuta

droni

droni

Next Post
FOTO/ I mbylli hesapet me Bashën dhe Kryemadhin, ambasadori Lu i shkon sot në zyrë Arta Markut

Përfundon takimi mes Donald Lu dhe Arta Markut, zgjati vetëm 20 minuta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.