Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha sot në mbrëmje do të përballet me një panel gazetarësh në studion e emisionit “Opinion”. Basha pritet të hedhë dritë mbi aksionin opozitar që do të nisë në janar me protesta të fuqishme, siç u paralajmëruan pas tubimit të së hënës. Gjatë emisionit gjithashtu do të diskutohet për zgjedhjen e kryeprokurores Arta Marku dhe zhvillime të rëndësishme politike në vend.











