Një ditë më parë në Mynih të Gjermanisë u ndalua një kamion që vinte nga Shqipëria, i mbushur me gjysëm ton marijuanë. Sipas policisë lokale me këtë sasi marijuane, i gjithë Mynihu do ishte bërë ‘dru’ së paku nga tre herë secili banor. Kjo sasi droge është djegur, ndërsa një zyrtar i doganave tha se bëhet fjalë për 3.8 milionë njësi konsumi. Sipas tij, kjo sasi marijuane kishte një cilësi shumë të mirë dhe vlera e saj në treg mund të arrinte në 5 milionë euro. Ndërkohë banorët e Mynihut do të përfitojnë nga kjo djegie, pasi ajo do kthehet në energji dhe ngrohje.











