Takimi i ambasadorit amerikan Donald Lu me Kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin, në selinë e LSI ka përfunduar pak minuta më parë. Ai zgjati thuajse 90 minuta, pasi nisi në orën 12:30 dhe dalja e ambasadorit u njoftua në orën 14:50. Takimi ishte kërkuar nga vetë ambasadori, i cili më herët vizitoi edhe selinë e PD, ku pati një bashkëbisedim me kryetarin Lulzim Basha.












