Ish-kryeministri Fatos Nano është një nga figurat e rëndësishme të politikës shqiptare, por që në vitet e fundit ka zgjedhur t’i qëndrojë larg këtij mjedisi. Sot ai është shfaqur në krah të kryeparlamentarit të Maqedonisë, Talat Xhaferri, në një takim informal midis të dyve. Fotot e këtij takimi janë publikuar nga Xhaferri në rrjetet sociale, ndërkohë që së bashku me të ka qenë edhe delegacioni që e shoqëron në Shqipëri.













