Soni Malaj është rikthyer në muzikë me një këngë ritmike, të titulluar ‘Zeshkanja’. Këtë herë ajo ka ardhur me një klip ndryshe, ku xhiron në rrugët e Tiranës, me linjën e autobusit të Kombinat-Kinostudio.
“Zeshkanja do vijë flakë”, është një ndër pjesët e refrenit, të cilat janë punuara nga kantaurorja FIFI.
Së bashku me të rinj, Soni shfaqet me linjat e mira trupore duke kërcyer në pjesën më të madhe të skenave. Ajo është bazuar në trendin e ri që ka prekur industrinë e muzikës, duke përfshirë edhe melodi të këngës popullore ‘Eja Moj’. Pritet që ky projekt muzikor të jetë suksesi i radhës për Soni Malaj.












