Policia e Vlorës ka arritur të sekuestrojë në një makinë tip Opel rreth 77 kg drogë të ndarë në 27 pako. Uniformat blu të qytetit bregdetar kanë arrestuar drejtuesin e mjetit, 51 vjeçarin Renato Agalliu, banues në Fier. Lënda narkotike u gjet në një çantë në automjetin e ndaluar nga policia, ndërsa po punohet për të ndaluar persona të tjerë të implikuar në këtë trafik.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2079105962375764/











