Gjykata për Krimet e Rënda ka shtyrë seancën ndaj Emiliano Shullazit, e cila ishte parashikuar për tu mbajtur sot. Shkak për këtë vendim është bërë mosparaqitja në gjyq e dëshmitarit Jani Zaka. Mësohet se për Zakën nuk kishte ardhur përgjigje nga komisariati për njoftimin e tij. Në këtë seancë gjykata rrëzoi kërkesën e Blerim Shullazit për zëvendësim të masës së sigurisë. Seanca e radhës do të mbahet më 28 dhjetor ora 14:00.












