Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtari ka ndodhur në Durrës. 55 vjeçari pas goditjes së marrë nga automjeti është transportuar në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. “Më datë 19.12.2017, rreth orës 12:15, në autostradën Tiranë-Durrës, tek Mbikalimi i Shenavlashit një mjet tip Opel, me drejtues shtetasin A. D. , banues në Berat, ka aksidentuar shtetasin këmbësor. A.S. rreth 55 vjeç. Fatkeqësisht shtetasi A.S. ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.











