Policia Rrugore njofton se mëngjesin e sotëm është bllokuar nga ngricat aksi Qafë Kashar – Rinas, nga të dyja krahët, ndaj trafiku është devijuar në rrugën e vjetër Vorë – Rinas. Po ashtu, prezencë akulli ka dhe në Farkë dhe në rrugën e Dajtit dhe u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve për kujdes.











