Policia Kufitare e Shkodrës ka arrestuar një shtetas malazez me qëllim ekstradimi drejt Hungarisë. Aleksandar N, 40 vjeç, banues në Nikshiq të Malit të Zi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e këtij vendi. “Arrestimi i shtetasit të lartëpermendur u bë pasi në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit është paraqitur në hyrje të R. Sh., i cili rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Hungaria për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i personave” parashikuar nga neni 298 të Kodit Penal hungarez. Materialet i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.












