Arta Marku ka marrë sot zyrtarisht detyrën, teksa pas një takimi 25 minutësh në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla i liroi zyrën pasardhëses së tij. Menjëherë pas përshëndetjes me Llallë, ajo i është drejtuar Kuvendit, ku ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga kreu i këtij institucioni, Gramoz Ruçi dhe që ka të bëjë me monitorimin e institucioneve të pavarura. Marku është ulur krah drejtuesve të institucioneve të pavarura, si kreu i Bankës së Shqipërisë dhe Avokatja e Popullit, ndërsa shihet si rrallë herë e buzqeshur në këtë dalje publike.











