Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, përmes një batute ka pyetur se për çfarë është betuar Arta Marku në postin e Prokurores së Përgjithshme.
“Kryeprokuroja njërën dorë e kishte në xhep, ndërsa në dorën tjetër kishte mikrofonin, atëherë ku është betuar Arta Marku? Është betuar mbi nderin e Gramoz Ruçit apo Edi Ramës?”, u shpreh Manjani, në “Opinion”.











