Parlamenti është përfshirë nga kaosi, ndërsa edhe brenda sallës janë hedhur tymuese, fillimisht nga deputeti i PD-së Ervin Salianji. Foltorja e Kuvendit është mbajtur e bllokuar nga deputetët e opozitës, të cilët nuk kanë lejuar vazhdimin e kësaj seance. Tymuese janë hedhur edhe në drejtim të Gramoz Ruçit. Pavarësisht qëndresës së opozitës, mazhoranca ka përmbushur qëllimin e saj për të zgjedhur kryeprokuroren e re, Arta Marku me 69 vota pro, 2 kundër e 2 abstenim.











