Mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama ka vendosur që të mos tërhiqet nga zgjedhja e një kryeprokurori politik në shkelje të Kushtetutës. Pavarësisht kërkesës së krerëve të opozitës, Basha dhe Kryemadhi për heqjen e zgjedhjes së kryeprokurorit nga rendi i ditës, shumica në Kuvend me forcën e kartonëve tregoi vendosmërinë për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.











