Mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama duket se ka vendosur se cilën prej 3 kandidaturave, do të emërojë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Më e favorizuara në garë është Prokurorja e Shkodrës, Arta Marku, e cila pritet të zëvendësoje Adriatik Llallën me një levizje antikushtetuese të qeverisë.
Burime mediatike theksojnë se nga mbedhja e grupit të PS, shumë deputetë socialistë shprehen se do të votojnë për prokuroren e Shkodrës. Marku është një njohje dhe sponsorizim i drejtpërdrejtë i kryetarit të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja dhe deputetes socialiste Ermonela Felaj.












