Seanca e sotme plenare është kthyer në një arenë përplasjesh midis palëve, ndërkohë që jashtë Parlamentit mijëra protestues po përballen me policinë. Gjatë kohës kur deputetët e PS votonin Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, deputetët e opozitës kanë hedhur tymuese me ngjyrë në drejtim të kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Teksa vijonte hedhja e tymuese drejt foltores së Kuvendit dhe kryeministrit, punonjësit e Gardës i janë afruar Ramës dhe kryeparlamentarit Ruçi për t’i mbrojtur me çadër.

















