Janë zbardhur edhe emrat e deputetëve të PD-së që kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla u ka vjedhur kartat për të votuar.
Kanë qenë kartat e futura nga sekretari i Përgjithshëm i PS-së, kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, që ka plotësuar edhe kuorumin e duhur në sallën e Kuvendit.
Për këtë vjedhje e falsifikim vote ka reaguar edhe deputeti i PD-së Genc Pollo, i cili figuron si “votues” i Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm.














