Dua të sqaroj çdo shqiptar se sot në Parlament, Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje. Këkova fjalën për procedurë. U nisa drejt platformës për të thënë 3 minuta fjalët e mia. Edi Rama urdhëroi mercenarët, shefin e rojeve të Gardës, gjë e cila s’ka ndodhur kurrë në historinë e Parlamentit. Pasi kryetari jep fjalën, një cub pa asnjë parim urdhëron rojet dhe më pengojnë fjalën. E bëri Edi Rama, jo Gramoz Ruçi.











