Policia Rrugore ka vijuar edhe mbrëmjen e djeshme kontrollet në rrugët e Tiranës për të goditur të gjitha parregullsitë, që mund të bëhen shkak për aksidente dhe mund t’iu kushtojnë jetën njerëzve. Në një kontroll të befasishëm policia ka ndaluar një shofer, i cili po drejtonte mjetin me një shpejtësi marramendëse, që e kalonte disa herë atë çfarë impononte sinjalistika rrugore.
Në videon e publikuar në “Facebook” nga policia thuhet se shoferi po ecte me 102 km në orë, ndërsa dëgjohet dhe biseda mes policit dhe drejtuesit të mjetit, ku ky i fundit pyet për gjobën.
Polici: Gjoba për tejkalim të shpejtësisë. Kjo është zvëndësuesja e lejes së drejtimit dhe lejes së qarkullimit.
Shoferi: Sa është gjoba
Polici: Gjoba është 18 mijë lekë të reja. Brenda 10 ditësh do paraqitesh në komision për patentën.
Polici: Tabela 40 km në orë, ti me 102 km…
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2078028222483538/











