• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KJO ËSHTË LETRA/ Si i mashtron dhe keqpërdor Rama ndërkombëtarët

droni by droni
17 December, 2017
in Kryesore, Politika
0
KJO ËSHTË LETRA/ Si i mashtron dhe keqpërdor Rama ndërkombëtarët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në foto Edi Rama, Joseph dhe Daul Manfred Weber

Kur vizitoi Brukselin në fillim të Dhjetorit, Edi Rama ia doli të marrë mbështetje publike nga zyrtarët më të lartë të Komisionit Europian, dy prej të cilëve janë pjesë e Partisë Popullore Europiane.
Por Edi Rama nuk ia ka dalë të zbusë mosmarrëveshjet me drejtuesit e grupit të qendrës së djathtë, më i madhi në Parlamentin Europian.
Hashtag.al zbuloi letërkëmbimin mes Edi Ramës dhe kreut të grupit, Manfred Weber, pak kohë para vizitës në Bruksel, ku në qendër të vëmendjes është çështja “Tahiri” dhe mbrojtja politike që Edi Rama i dha në Parlament.
Ky letërkëmbim zbulon jo vetëm sesi Edi Rama keqinterpretoi në Kuvend qëndrimin e PPE-së për “Tahirin”, por edhe mënyrën sesi Rama përpiqet t’u imponohet të huajve me ndikim në  politikën europian dhe atë shqiptare.
Letërkëmbimi me gjermanin Manfred Weber, kreun e grupit të qendrës së djathtë në PPE,  tregon, gjithashtu, se çështja “Tahiri” dhe pavarësia e Prokurorisë janë kryesore për grupin më te madh politik në Parlamentin Europian.
Mosmarrëveshjet mes Edi Ramës dhe PPE-së dolën në pah, kur në 27 tetor, grupi parlamentar i PPE-së shprehu “përkrahjen e plotë për Lulzim Bashën, i cili dënoi presionin politik të kryeministrit mbi prokurorinë,  si dhe përdorimin e maxhorancës për mbrojtjen politike të ish ministrit Tahiri.”  Më 27 Tetor Grupi i PPE-së i bëri thirrje Ramës të ndërpresë presionin mbi prokurorinë.
Hashtag.al mësoi nga rangje të informuara diplomatike se deklarata shkaktoi irritim tek Edi Rama, i mësuar vetëm me llastimet dhe aferat e diplomatëve të tipit Vllahutin dhe Lu.
Në telefonatat që bëri në Bruksel, ai kombinoi të indinjuarin arrogant me sjelljen e përulur të viktimës nga padrejtësia. Të paktën kjo është përshtypja e bashkëbiseduesve të tij telefonikë në Bruksel, në listën e të cilëve janë Manfred Weber, Josef Daul, David McAllister e të tjerë.
Në bisedat mes tyre dhe me gazetarë njëri prej bashkebiseduesve të Ramës e cilësoi si komike tentativën e Ramës. Të njëjtat burime diplomatike i thanë Hashtag.al se edhe David Mc Allister, negociator mes tij e Bashës para zgjedhjeve, e refuzoi  fillmisht bisedën, por pastaj i foli shkurt dhe ftohtë.
Megjithatë Rama nuk u tërhoq. Ai i dërgoi një letër zyrtare Kryetarit të Grupit PPE Manfed Weber, i cili është edhe nënkryetar i CSU-së bavareze, parti motër me CDU e Angela Merkel.
Përgjigja nga Weber me letrën e 15 nëntorit nuk ishte ajo që priste Rama.
Por letra e 15 nëntorit, që ka siguruar Hashtag.al, nuk u bë publike derisa drejtuesit e PPE-së u informuan sesi Edi Rama kishte gënjyër publikisht në parlament më 16 nëntor. “Kam marrë një letër nga presidenti i Partive Popullore, të cilin, bashkë me Partitë Popullore, e keqpërdorët, duke e dezinformuar dhe pastaj ia nxorët letrën në televizor për t’u thënë shqiptarëve se Partitë Popullore po kërkonin arrestimin e Saimir Tahirit. Në letrën e tij presidenti i Partive Popullore thotë shumë thjesht: “Ne duam drejtësi, jo gjueti shtrigash në Shqipëri”. – tha Edi Rama në parlament më 16 nëntor duke iu drejtuar Lulzim Bashës.
Hashtag.al mësoi se me marrjen dijeni të kësaj deklarate, kryesia e Grupit PPE bëri një mbledhje urgjente me arsyetimin se  “asnjëherë, deri tani, nuk na ka ndodhur që një kryeministër të na shtrembërojë  100% qendrimet tona të përcjella me një letër jopublike”. Në fund të mbledhjes u mor vendimi i pazakontë për të publikuar letrën dërguar Ramës më 15 nentorit, të cilën e siguroi Hashtag.al. Dy janë fjalitë kyç në këtë letër të shkruar me kortezinë standarde:
“Heqja e imunitetit të deputetit kurdoherë që ka dyshime serioze nuk do të thotë të fillosh një gjueti shtrigash, por përkundrazi do të thotë të vendosësh gjyqësorin në një pozicion ku mund të bëjë punën e tij në mënyrën e duhur dhe në mënyrë”.
“Ne gjithashtu besojmë se krimet e lidhura me drogën janë një problem i madh që mund të pengojë rrugën e vendit drejt BE dhe se përpjekje të mëtejshme duhet të bëhen në këtë luftë”.

Letra e Weber duket se ka nxjerrë zbuluar mashtrimin dhe keqpërdorimin që Edi Rama u bën shqiptarëve dhe të “shqiptarizuarve” të Tiranës. Por, mesa duket, ai ka dështuar të mashtrojë, keqpërdorë apo më keq akoma të blejë maxhorancën e Parlamentit Europian apo amabasadorin amerikan në OSBE. / Hashtag.al

Letra e Manfred Weber me logoLETRA E PLOTË E GRUPIT PARLAMENTAR TË PPE:
Grupi PPE në Parlamentin Europian
Zotit Edi Rama,
Kryeministër i Shqipërisë
Strasburg, 15 nëntor 2017
I nderuar Kryeministër,
Dëshirojmë t’ju falënderojmë për letrën tuaj të dërguar më 30 tetor 2017 lidhur me qëndrimin e Grupit tonë për cështjen e Z. Saimir Tahiri.
Grupi i PPE në Parlamentin Evropian gjithmonë ka mbështetur forcimin e sundimit të ligjit, sigurimin e një procesi të drejtë demokratik dhe zbatimin e reformës së gjyqësorit në Republikën e Shqipërisë. Pajtohemi plotësisht me deklaratën tuaj për rëndësinë maksimale të pavarësisë së gjyqësorit, respektimin e sundimit të ligjit dhe parimin që askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ne mirëpresim dhe mbështesim hapat dhe veprimet e ndërmarra nga ju dhe qeveria juaj në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë ne gjithashtu besojmë fort që politikanët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit dhe se asnjë ndërhyrje politike mbi sistemin gjyqësor nuk duhet të lejohet në asnjë proces demokratik. Heqja e imunitetit të deputetit kurdoherë që ka dyshime serioze nuk do të thotë të fillosh një gjueti shtrigash, por përkundrazi do të thotë të vendosësh gjyqësorin në një pozicion ku mund të bëjë punën e tij në mënyrën e duhur dhe në mënyrë të pavarur nga politika partiake.
Grupi i PPE në PE mbështet plotësisht perspektivën evropiane të Republikës së Shqipërisë dhe në këtë aspekt, zbatimin e parimit të sundimit të ligjit, pavarësisë së drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Ne gjithashtu besojmë se krimet e lidhura me drogën janë një problem i madh që mund të pengojë rrugën e vendit drejt BE dhe se përpjekje të mëtejshme duhet të bëhen në këtë luftë.
Sinqerisht i juaji,
Manfred Weber, deputet i PE, Kryetar i Grupit PPE
Andrey Kovatchev, deputet i PE, Zv. Kryetar i Grupit PPE në PE.
Letra e Manfred Weber me logo

Tags: manfred weber. edi rama
Previous Post

Horoskopi, 18 Dhjetor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

FOTO/”Narkotrafikanti udheheq policine e Shkodres”

droni

droni

Next Post
FOTO/”Narkotrafikanti udheheq policine e Shkodres”

FOTO/"Narkotrafikanti udheheq policine e Shkodres"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.