Gjykata e Beratit paraditen e sotme ka dhënë masën arrest me burg për 49 vjeçarin Aliosha Emini, nga Kuçova, që akuzohet për përdhunimin e një vajze 13 vjeçare me inicialet B.G.
Ai gjithashtu akuzohet për tentativën e trafikimit të motrës së saj 19 vjeçare A. G për prostitucion. Ndaj 49-vjeçarit, që sipas policisë njihet si person me probleme mendore, do të rëndojë akuza “trafikim i të rriturve” dhe “marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Emini, sipas dëshmisë së nënës së dy vajzave, i përndiqte ato vazhdimisht dhe për këtë kishin bërë disa herë kallëzim në polici, por 49-vjeçari, pasi shoqërohej në komisariat, lihej sërish i lirë.












