Në Gjirokastër është duke u luajtur sfida Luftëtari-Partizani, e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore. Kjo është një sfidë delikate për të dyja skuadrat, por Luftëtari në pjesën e parë nuk ka treguar aspak mëshirë për Partizani e Starovës, duke shënuar plot 3 gola në portën e Alban Hoxhës.
Ky rezultat e shpëton Luftëtarin e Hasan Likës, duke e larguar nga zona e ftohtë e mbijetesës. Golat për gjirokastritët u shënuan nga Bregu, Abazaj dhe Rroca.














