Shtetasi 56 vjeçar me iniciale Sh.D. ka përfunduar në spital pas një plagosje të rëndë me thikë, që ka ndodhur në Çorovodë. Për këtë ngjarje policia ka arrestuar autorin e krimit, Vladimir Guda, 49 vjeç.
“Ndalimi i Gudës u bë dje, pasi në lagjen ‘Çlirim’ të Çorovodës, për motive të dobta ka goditur me mjete të mpreta, shtetasin Sh.D, 56 vjeç, banues në Çorovodë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.












