• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha paralajmëron sërish: Protestë popullore edhe brenda Parlamentit

droni by droni
17 December, 2017
in Kryesore, Politika
0
Legalistët dhe Ballistët i kërkojnë PD të respektojë marrëveshjen
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD, Lulzim basha deklaroi sot se protesta është në mbrojtje të Kushtetutës së vendit dhje i bëri thirrje edhe njëherë Edi Ramës që të mos krijojë kosto kaq të madhe për vendin.
Basha e bëri deklaratën fill pas takimit që kishte me aleatët e PD.
‘Shqiptarët kanë të vetmen zgjedhje që mund të ketë çdo popull i civilizuar kur kushtetuta dhunohet. Prandaj duhet të bashkohemi për të treguar se ky popull ka opozitën.
Nëse nesër Rama do të çojë pucin e tij Kushtetues, duhet ta dijë se do të përballet me një kosto shumë të rëndë. Ai nuk mund të kapë reformën në Drejtësi.
Nesër bashkohemi për këto qëllime të mëdha, për të mbrojtur kushtetutën, për të mbrojtur reformën në drejtësi. Reagimi i qytetarëve është i jashtëzakonshëm, ndaj dua ti ftoj të gjithë ata që duan reformën në Drejtësi, të gjithë të bashkohemi para parlamentit ku do të nisë protesta popullore jashtë Kuvendit dhe protesta popullore brenda Kuvendit’, tha Basha.

Deklarata e plotë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimit me aleatët.
Siç e keni marrë vesh, mbledhja e tryezës së bashkuar të opozitës ka përfunduar me një vendimarrje unanime. Opozita është e bashkuar dhe e vendosur për protestën e së nesërmes, protest e cila do të zhvillohet brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit, nga opozita parlamentare dhe nga qytetarët e bashkuar për të kundërshtuar me çdo formë dhe mjet demokratik puçin kushtetues që Edi Rama do të vërë në jetë nesër.
Interesi i Edi Ramës është dhe vetëm një; të shpëtojë Saimir Tahirin, për të shpëtuar lëkurën e tij. Të mbyllë dosjet e korrupsionit dhe hajdutërisë masive të ministrave të tij, të ndihmojë narkotrafikantët që kanë rënë në rrjetën e Krimeve të Rënda apo në rrjetat e Antimafias dhe institucioneve ndërkombëtare të ligjzbatimit, të pengojë me çdo kusht nisjen e pastrimit të madh të politikës nga krimi përmes Reformës në Drejtësi.
Nesër Edi Rama ka dy qëllime. Duke dhunuar Kushtetutën të emërojë një prokuror politik. Duke emëruar një prokuror politik, të pengojë, të ngadalësojë apo të asgjesojë dosjet e krimit dhe korrupsionit që lidhin bashkëpunëtorët e tij të ngushtë me krimin dhe me atë vetë.
Në këto kushte, shqiptarët kanë të vetme zgjedhje, që mund të ketë çdo popull i civilizuar kur Kushtetuta, pakti që ndaj të mirën nga e keqja, politikën demokratike nga diktatura, dhunohet dhe shkelet, dhe kjo është të bashkohemi për të treguar që ky vend ka institucionin e opozitës në këmbë, ka qytetarët e lirë në këmbë për të mbrojtur liritë themelore.
Nëse nesër, Edi Rama tenton të çojë deri në fund puçin e tij kushtetues, duhet ta dijë se kostoja e përballjes do të jetë e madhe në kuptimin e goditjes që do t’i japë bashkëjetesës demokratike, stabilitetit në vend, dhe se shqiptarët si çdo komb tjetër i civilizuar nuk mund dhe nuk do ta pranojnë as dhunimin e Kushtetutës, as kapjen politike të drejtësisë, as asgjesimin e Refomës në Drejtësi për të cilën kemi investuar kaq shumë dhe që shqiptarët mezi e presin për interesat e tyre si qytetarë por edhe për interesin madhor kombëtar të pastrimit të politikës nga krimi, pa të cilën nuk do të ketë as hapje negociatash, as Shqipëri europiane.
Pra, nesër bashkohemi për këto qëllime të mëdha që i ndajnë kombet e civilizuara nga kombet e robëruara. Për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur drejtësinë nga kapja politike, për të mbrojtur Reformën në Drejtësi.
Reagimi i qytetarëve në këto 24 orë të organizimit opozitar është i jashtëzakonshëm ndaj dua t’i ftoj të gjithë ata që duan me të vërtetë demokraci, duan reformën në drejtësi, duan të kenë të garantuara kushtet për të jetuar këtu dhe jo një Shqipëri që rrënohet ditë për ditë dhe e bën të pamundur për të ndershmin, për njeriun me integritet, me talent, të jetojë në Shqipëri port ë largohet si refugjat, të gjithë të bashkohemi para Kuvendit të Shqipërisë, para Parlamentit në orën 9.30 kur do të nisë protesta popullore jashtë Kuvendit dhe protesta popullore brenda Kuvendit.
Ju ftoj të jemi të gjithë së bashku pavarësisht bindjeve politike. Ajo që na bashkon si shqiptarë dhe si europianë është mbrojtja e Kushtetutës, drejtësia e pakapur politikisht, dhe mbrotja e Refomës në Drejtësi si e vetmja garanci për një Shqipëri europiane.

Tags: aleatet e pdBashaprotesta para Parlamentit
Previous Post

DOKUMENTI/Ja një përmbytje e madhe në regjimin komunist

Next Post

Protesta e opozitës, rrugët që bllokohen nesër në Tiranë

droni

droni

Next Post
ARRESTIMET/Fundjava, kurthi i pakalueshëm për shoferët

Protesta e opozitës, rrugët që bllokohen nesër në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.