Policia kufitare në Kakavijës ka prangosur një person të shpallur në kërkim prej më se një viti.
Sipas Policisë, ai është Agim Saliaj 42 vjeç nga Cakrani i Fierit.
Saliaj u kap duke tentuar të dilte jashtë Shqipërisë përmes doganës së Kakavijës.
Ai është dënuar me 1 vit burg në 7 tetor 2016 për dhunë në familje.











