Banka e Shqipërisë ka publikuar së fundmi disa statistika që tregojnë ulje të frikshme të investimeve të huaja në vend gjatë këtij viti. Lidhur me këto shifra të BSH, ka reaguar deputeteja e PD, Jorida Tabaku.
Në një prononcim per mediat, ajo tha se në vend ka njohur rritje vetëm prodhimi i kanabisit dhe ekonomia që buron nga aktivitetet e jashtëligjshme. Sipas Tabakut, qeveria Rama po fut në ekonominë shqiptare paratë e pista të drogës dhe po largon sipërmarrësit e huaj. ‘Në vend se të ishim mikpritës të investimeve të huaja, Shqipëria po pastron paratë e drogës. Të vetmet investime janë ato në sistemin energjitik”
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10155877257224909/











