Rreth orës 14:30 të ditës së sotme, në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, janë konfliktuar dy persona.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se, gjatë një konflikti ndërmjet dy personave, është dëmtuar me mjet prerës M. M., 23 vjeç i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.












