Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u paraqit paraditen e sotme në ambientet e Gjykatës së Krime të Rënda për të dëshmuar mbi lidhjet e tij me Habilajt dhe udhëtimet jashtë shtetit me automjetin e Orest Sotës, për rreth 1 orë.
Gjykatësja e çështjes e njohur Tahirin edhe me masën e bllokimit të pasaportës së tij, gjë që i ndalon automatikisht udhëtimet jashtë vendit. Por kush është Liljana Baku, gjykatësja që u përball me të dhe mori vendimin final?
Baku është një emër i njohur i sistemit të drejtësisë në vend, pasi si gjyqtare ajo ka pasur nën juridiksion disa çështje të rëndësishme penale. Ajo është gjyqtarja e çështjes së Nezar Seitit, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Habilajve dhe kërkohet të ekstradohet në Itali.
Por Liljana Baku më herët ka gjykuar edhe çështjen “Xibraka”, ku ka refuzuar kërkesën e Ermal Hoxhës vitin e kaluar për të kaluar festat pranë familjes dhe ka dhënë vendimin për vitet e burgimit të grupit të kokainës.













