Ditën e hënë më 18 dhjetor kryeministrat e 6 vende të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Bruksel në një takim me përfaqësuesen për Punët e Jashtme në BE, Federica Mogherini. Në darkë janë ftuar kryeministrat nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe nga Bosnjë e Hercegovina. Para darkës së përbashkët të punës, Mogherini do të zhvillojë takime të shkurtra bilaterale me secilin nga kryeministrat e thirrur.











