Prokuroria e Vlorës ka marrë sot një vendim që konsiston në vendosjen e masë së sekuestros mbi 48 mijë m2 tokë në fshatin Vuno (Dhërmi). Sekuestro me vendim gjykate do të ketë për tokën në pronësi të shtetasit me iniciale A.DH. Pjesa më e madhe e kësaj prone shtrihet në bregdetin e Dhërmiut dhe sipas hetimit të Prokurorisë rezulton se toka është përfituar me dokumente false.











