Policia e ka Beratit ka prangosur pas disa muajsh përgjime një 49-vjeçar nga Kuçova, i cili raportohet të ketë abuzuar rëndë me një vajzë 13-vjeçare, duke e përdhunuar. Ai gjithashtu kishte për qëllim të trafikonte dhe të shfrytëzonte për prostitucion një 19-vjeçare.
“Policia e Beratit, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit arrestoi A.E, 49 vjeç, banues në Kuçovë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe. Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga nenit 110/a e 100/2 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.












