Një shtëpi në fshatin Dobraç të Shkodrës është grabitur nga tre persona të armatosur dhe me maska. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:15 minuta, ndërsa nën kërcënimin e armëve, ata u kanë marrë me dhunë familjarëve 5 mijë euro. Hajdutët me maska janë larguar me shpejtësi me një mjet ‘Alfa Romeo’. Ndërkohë policia e Shkodrës ka ngritur pika kontrolli dhe ka nisur hetimet.











