• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Raporti i BB: Shqiptarët popull “dembel” dhe aspak produktiv në punë

droni by droni
14 December, 2017
in Ekonomi, Ekonomia
0
1300 vende të lira pune në shtet e privat, si të aplikoni
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse mund të rrinë me orë të gjata në punë, të punojnë fundjavave, të përpiqen shumë për të arritur objektivat që iu janë vënë, sërish punonjësit shqiptarë nuk arrijnë që sigurojnë nga puna e tyre të ardhurat e pritshme nga punëdhënësit. Dhe në një rreth vicioz këta të fundit nuk u japin punonjësve shpërblimin që ata presin dhe as priren të kryejnë investime për të rritur produktivitetin e puonjësve. Ambienti jo i favorshëm për të bërë biznes nuk e ndihmon këtë situatë.

Në treguesin e produktivitetit të dukshëm të punës, të matur përmes Vlerës Bruto të Shtuar (VBSH) për punonjës (prodhimit për punonjës), Shqipëria renditet e fundit  në rajon.

Për vendin tonë ky tregues është pak më shumë se 10 mijë dollarë në vitin 2015 (e matur me dollar konstantë 2010), nga gati 15 mijë dollarë që është mesatarja e gjithë Ballkanit Perëndimor, sipas një grafiku të publikuar nga Banka Botërore në raportin e fundit “Ballkani Perëndimor: Rigjallërimi i motorit të rritjes dhe prosperitetit” .

Produktivitetin më të lartë e ka Kosova, me gati 18 mijë dollarë, e ndjekur nga Mali i Zi, Bosnja, Serbia, Maqedonia dhe vetëm në fund vjen Shqipëria. Një sfidë për rajonin, thotë raporti, është që produktiviteti mesatar i punës është më pak se gjysma e niveleve të 7 vendeve të tjera të vogla në tranzicion, që janë tashmë në BE (Bullgaria, Kroacia, Estonia, Latonia, Lituania, Republika Sllovake dhe Sllovenia). Për këto vende, sipas grafikut, VBSH është mbi 30 mijë dollarë.

Të dhëna të tjera të Eurostat, tw konstatuara nga “Monitor”, tregojnë se në vendet e Bashkimit Europian, shifrat e prodhimit për punonjës janë shumë më të larta, duke arritur në mbi 100 mijë dollarë për sektorë të veçantë (si energjia, gazi, teknologjia e informacionit) dhe me një mesatare të Bashkimit Europian prej rreth 70 mijë dollarë.

Banka Botërore në raporton e saj jep sugjerime se si mund të rritet produktiviteti i punës në vendet e Ballkanit. Teknologjia e partnerëve të huaj dhe ekspertiza mund ndihmojnë në rritjen e këtyre shifrave. Përveç niveleve më të larta të aftësive në forcën e punës, produktiviteti mund të rritet edhe nga reformat që e bëjnë më të lehtë për punëtorët të lëvizin midis firmave, sektorëve, rajoneve gjeografike ku veprimtaria ekonomike është më efikase dhe e dobishme. Reformimi i tregjeve të punës, të cilat kanë probleme të tilla si informaliteti i përhapur dhe lëvizja e kufizuar e punës, do të ndihmojnë në përmirësimin e produktivitetit.

Përmirësimi i qeverisjes dhe transparencës në institucionet publike, veçanërisht gjykatat, do të bëjnë investitorët më të gatshëm të rrezikojnë duke investuar fondet e tyre në rajon. Një klimë miqësore e biznesit për ndërmarrjet private, e shoqëruar nga një integrim më i thellë me BE dhe tregjet globale, do të ndikojë në tkurrjen e papunësisë dhe do të rrisë të ardhurat.

Produktiviteti, thotë Banka Botërore, përcaktohet nga cilësia e faktorëve të prodhimit dhe efikasitetit të përdorimit të tyre. Mund të mendojmë për produktivitetin-prodhimi për punëtor-si një kombinim të tre elementëve: cilësia e kapitalit njerëzor (aftësitë dhe shëndeti i punëtorëve), cilësia e kapitalit fizik (mjetet dhe pajisjet e prodhimit), dhe efikasiteti në shfrytëzimin e dy formave të kapitalit. Efikasiteti ose produktiviteti total i faktorëve reflekton se sa mirë shfrytëzohet kapitali fizik dhe njerëzor, përmes proceseve të tilla si zgjedhja e teknologjisë, inovacionit të produktit, shkëmbimit të njohurive midis firmave dhe sektorëve dhe lëvizjes së punëtorëve. Nëse efiçenca është e ngadaltë, rikthimi i kapitalit është i ulët gjithashtu, duke ulur stimujt për të investuar në pajisje të reja, infrastrukturë dhe shkollim.

Kthimet e ulëta nga ana tjetër ngadalësojnë akumulimin e kapitalit. Në të kundërt, efikasiteti më i lartë mund të rrisë produktivitetin duke përmirësuar kthimet e investimeve ekzistuese dhe duke motivuar investitorët për të investuar në faktorët e rritjes së prodhimit. Cilësia e ulët e kapitalit njerëzor është një faktor që kontribuon në këtë, vëren Banka: Rezultatet e PISA janë 20 për qind më të ulëta se ato në OECD./Monitor/

Tags: aspak produktivBanka Boterorepopull dembelraportishqiptaret
Previous Post

FOTO/ Kuvendi mblidhet në orën 10:00, ja rendi i ditës

Next Post

Lulzim Basha në Londër me ftesë të kryeministres Theresa May

droni

droni

Next Post
Zbardhet axhenda e Bashës në Bruksel, fokusi i takimeve te situata politike

Lulzim Basha në Londër me ftesë të kryeministres Theresa May

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.